Portugalia barazon me Spanjën falë “RonaldoShow”
Spanja ka dal vetëm me një pikë nga takimi i “Fisht Olympic Stadium” me “La Roja” që pavarësisht përmbysën disavantazhin e pjesës së parë, perla e Cristiano Ronaldos nga goditja e dënimit, bëri që rezultati të barazohej në 3-3.
Një takim i nisur në mënyrën më të keqe të mundshme nga ana e të besuarve të Fernando Hierro që e panë vetën në disavantazh të një goli vetëm pas katër minutash. Ishte ylli i kampionëve në fuqi të Evropës, Cristiano Ronaldo që pasi e fitoi topin e shndërroi atë vetë në gol nga një 11 metërsh.
Pësimi i golit duket se zgjoi Spanjën, që nisi të shikoj para. Por kjo bëri që të linte hapësira të mëdha pas, me Guedes që nuk arriti të dyfishoi shifrat.
Por nëse këtë nuk e bën Portugalia, e bën Diego Costa. Sulmuesi bën gjithçka mirë në zemër të mbrojtjes kundërshtare dhe me një të djathtë të hidhur tundi rrjetën. Megjithatë, Cristiano Ronaldo arriti të shënoj sërish, duke e drejtuar Portugalinë në dhomat e zhveshjeve në avantazhin 2-1.
Me fillimin e pjesës së dytë, Diego Costa sërish dhe Nacho zhvlerësuan gjithçka, duke i dhënë avantazhin Spanjës. Kur u duk se ndeshja po shkonte në favor të “La Roja”, Ronaldo nxori nga repertori i tij një goditje fantastike nga rreth 25 metra, duke lënë të shtangur De Gean dhe të gjithë Spanjën.
Me këtë pikë, dy skuadrat vendosën pas Iranit e cila ka 3 pikë dhe është kryesues të Grupit B.