Portugalia dërgon 29 ushtarë në Kosovë për të siguruar stabilitet gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit

17 janar 2025 | 15:35

Njëzet e nëntë pjesëtarë të Gardës Republikane Kombëtare (GNR) të Portugalisë do të nisen sot (e premte) për në Kosovë për t’iu bashkuar një force rezervë ndërkombëtare, të komanduar nga një major portugez, i cili synon të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit gjatë zgjedhjeve parlamentare në vend.

Misioni zgjatë maksimalisht gjashtë muaj dhe ceremonia e nisjes është zhvilluar të premten në Njësinë e Ndërhyrjes GNR, në Pontinha (Odivelas), me praninë e komandantit të përgjithshëm të institucionit, Rui Veloso, ministres së administratës së brendshme, Margarida Blasco, dhe sekretarit të shtetit për administratën e brendshme, Telmo Correia.

“Ushtarët e këtij kontingjenti do të dinë të nderojnë emrin e Portugalisë, duke thënë se ne jemi një vend i madh në vlera dhe i madh në kauzat që mbrojmë”, ka siguruar Rui Veloso, duke theksuar se misioni që tani fillon në Kosovë është “një mundësi që Portugalia të afirmojë në terren përkushtimin e saj ndaj idealeve të lirisë”.

Ministrja Blasco ka shprehur gjithashtu “besimin e plotë në suksesin e misionit dhe në lartësimin e emrit të Portugalisë përtej kufijve”.

Forca rezervë, e quajtur Njësia e Policisë së Formuar të Rezervuar (RFPU), e Xhandarmerisë Evropiane (Eurogendfor) do të veprojë brenda kornizës së misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX Kosovë.

Sipas GNR-së, RFPU përbëhet nga 29 ushtarë të institucionit portugez, 22 nga Xhandarmëria Kombëtare Franceze, 24 nga Karabinierët italianë dhe nëntë nga Viesojo Saugumo Tarnyba, forcat speciale lituaneze.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë caktuar për 9 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) në mbledhjen…