Portugalia e pamëshirshme ndaj Zvicrës, Çekia surprizon Spanjën

05 qershor 2022 | 23:03

Portugalia është treguar e pamëshirshme në shtëpi, teksa ka shkatërruar 4-0 Zvicrën. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Carvalhos dhe nga dopieta e Ronaldos. Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Cancelo.

Në takimin tjetër, në Pragë, Republika Çeke befasoi Spanjën me rezultatin 2-2. Pesek realizoi pas 4 minutash lojë, ndërsa në fundin e fraksionit vendosi ekuilibrat Gavi. Kuchta do rikthente vendasit çek edhe një herë në avantazh pas një asistimi të Cerny. Barazimi do vinte në limite nga Garcia.

Rezultatet:

Czech Republic 2-2 Spain
Portugali 4-0 Zvicra
Serbi 4-1 Slovenia
Sweden 1-2 Norway
Bulgaria 2-5 Georgia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje nga Greqia…