Portugalia, kampione në Ligën e Kombeve
Portugali-Holandë ishte finalja e UEFA Nations League, me dy skuadrat që kaluan në gjysmëfinale Zvicrën dhe Anglinë respektivisht.
Luzitanët kishin vetëm tre ndryshime në formacion nga ndeshja me Zvicrën, pasi tekniku Santo i besoi si titullarë Fontes, Guedesh dhe Danilos. Ndërsa Ronald Kuman rreshtoi të njëjtën Holandë si kundër Anglisë, duke mos preferuar të bëjë asnjë ndryshim. Van Dajk dhe Kristiano Ronaldo udhëhoqën skuadrat si kapitenë.
Ndeshja nisi e qetë, me të dyja skuadrat që qarkulluan topin. Me kalimin e minutave, Portugalia u bë shumë e rrezikshme dhe mori frenat e lojës në dorë. Plot 8 goditje në kuadrat në pjesën e parë, por goli mungoi. Në minutën e 60’, Portugalia arrin të kalojë në avantazh. Një aksion shumë i bukur mes Bernardo Silvës dhe Gonçalo Guedesh finalizohet me gol nga ky i fundit, i cili më në fund mposht portierin Cilesen.
Ky gol do të mjaftonte që Portugalia ta fitonte sfidën dhe të shpallej kampione e UEFA Nations League, ndërsa Holanda e mbyll e dyta.