Portugalia kualifikohet në ‘Euro 2020’
17 nëntor 2019
| 17:35
Kombëtarja e Portugalisë është kualifikuar në “Euro 2020” pas fitores në udhëtim ndaj Luksemburgut. Mysafirët shënuan fitore prej zero me dy.
Bruno Fernandes ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 39 pas asistimit nga Bernardo Silva. Derisa për golin e dytë u përkujdes ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo në minutën e 86 pas asistimit nga Jota.
Portugalia kualifikohet në Evropian si e dyta në Grupin B me 17 pikë, derisa Ukraina në vendin e parë ka 20 pikë.