Portugalia merr masa ekstreme nga thatësira, fillon racionimi i furnizimit me ujë
Qeveria portugeze ka vendosur të racionojë furnizimin me ujë në lindje të rajonit turistik Algarve të goditur nga thatësira në jug, me synimin për të reduktuar përdorimin e ujërave nëntokësore me 15%.
Në rast se kopshtet ose fushat e golfit kanë sisteme të ripërdorimit të ujit, ky reduktim do të rritet në 50%.
Qeveria portugeze njoftoi gjithashtu krijimin e një “force veprimi” për burimet ujore të Algarve, e përbërë nga anëtarë të Agjencisë Portugeze të Mjedisit (APA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë për të rishikuar lejet e nxjerrjes së ujit në zonë.
Qeveria do të duhet të kuptojë se cilat leje mund të revokohen në mënyrë që të reduktojë përdorimin e ujit nga rezervuari me 15 për qind.
Sipas qeverisë, 36% e territorit të Portugalisë është aktualisht në një gjendje thatësire të rëndë ose ekstreme, kryesisht rajonet Alentejo dhe Algarve në jug të vendit. Të martën në kabinet, Portugalia paraqiti zyrtarisht një kërkesë për ndihmë në Bruksel për të aktivizuar rezervën bujqësore evropiane, kujtoi ministrja e Bujqësisë Maria do Seu Antunes.
Sipas Observatorit Evropian të Kopernikut, 91.9% e territorit portugez është prekur nga thatësira, nga të cilat 25.8% janë në gatishmëri. Gadishulli Iberik është rajoni më i prekur i Evropës nga ky fenomen.