Portugalia mposhti Çekinë

18 qershor 2024 | 23:02

Nuk ishte nisje që të gjithë kishim menduar, por sërish vlejnë tre pikët.

 

Djemtë e tekniku Roberto Martinez u hodhën që në sekondën e parë në sulm, teksa ngritën “kampin” në mbrojtjen e çekëve, duke tentuar vazhdimisht portën e tyre, me rastin më flagranat që e pati kapiteni i tyre, Cristiano Ronaldo, mirëpo “garidani”, Jindrich Stanek ishte i vëmëndshëm, duke e ndaluar në mënyrë spektakolare, 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, por vetëm kaq, goli nuk erdhi.

Me nisjen e pjesës së dytë, “Luzitanët” u hodhën sërish në sulm për të gjetur golin e avantazhit, mirëpo në momentin e tyre më të mirë, “fantazisti” çek i mesfushës, Lukas Provod merr një top në hyrjen të zonës portugeze dhe me një goditje perfekte dërgon topin në rrjetën e Diogo Costa dhe menjëherë pas kësaj fillon përmbysja e djemve të Roberto Martinez.

Fillimisht ishte një autogol i Hranac në minutën e 69’-të dhe më pas Diogo Jota dërgon rezultatin në 2 me 1, në minutën e 87’-, mirëpo sistemi VAR e anulloi këtë rrjetë, për t’i lënë vendin debutimit magjik të Francisco Conceicao, në një Evropian të futbollit, teksa vetëm 2 minuta pas hyrjes në fushë përfiton nga një rrëmujë në zonën çeke, duke dërguar topin në rrjetë e duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Falë këtij rezultati, kampionët e Euro 2016, tashmë pozicionohen në vendin e 2-të të tabelës, me po aq pikë sa Turqia, por me një golavarazh më negativ se këta të fundit, ndërsa Repbulika Çeke vendoset në vendin e 3-të, pasi ka pësuar një gol më pak se Gjeorgjia.

Ndërkaq, në sfidat e radhës Portugalia do të ndeshet me Turqinë, ndërsa Republika Çeke do të ndeshet me Gjeorgjinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rike Roçi u cilësua si një nga vajzat më të…