Portugalia rrit moshën minimale për martesë

25 mars 2025 | 12:37

Mosha minimale për martesën e një të riu në Portugali është rritur në 18 vjeç, tashmë që presidenti atje ka shpallur dekretin që ndalon martesën e të miturve.

Deri më tani, mosha minimale për martesë ishte 16 vjeç, megjithëse ishte i nevojshëm pëlqimi i prindërve nëse çifti ishte nga 16 deri në 18 vjeç, shkruan “The Portugal News”.

Në fund të shkurtit, Kuvendi atje rriti moshën minimale për martesën e një të riu në 18 vjeç dhe hoqi referimet për emancipimin nga disa nene të legjislacionit.

Marcelo Rebelo de Sousa ka shpallur sot dekretin e Kuvendit që ndalon martesën e të miturve dhe përfshin martesën e fëmijëve, të hershme ose të detyruar në grupin e situatave të rrezikshme që legjitimojnë ndërhyrjen për promovimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, duke amenduar Kodin Civil, Kodin e Gjendjes Civile dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në rrezik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Naim Maloku tha se Hashim Thaçin e ka takuar…