Pos që bie tërmet, shpërthen edhe vullkani në Itali
17 mars 2020
| 10:15
Vullkani Stromboli ka sjellë pamje dramatike në Itali, ndërsa një tërmet rreth 4.2 ballë goditi Kalabrinë në mes të bllokimit nga koronavirusi.
Pamjet e shpërthimit të vullkanit u shfaqën në “Twitter” menjëherë pas mesnatës. Videot tregojnë një shkëlqim portokalli që del nga vullkani, derisa tymi ngjitet në qiell.
Italianët janë shprehur të tronditur nga kjo gjendje e krijuar, përmes shkrimeve në “Twitter”.
“Qëndroni pozitiv, sepse ne po luftojmë fort me koronavirusin rreth e rrotull Italisë”.
“Çfarë po ndodh me ne? Një tërmet me madhësi 4.3 goditi Nocero Scalo, Kalabria”, tha një përdoruese e “Twitter”-it.
Ende nuk dihet nëse ka dëmtime ose pasoja të tjera.