Post Malone flet pas incidentit me aeroplan
23 gusht 2018
| 11:09
Post Malone ka folur pas incidentit me aeroplanin e vet privat, në veçanti ka reaguar për personat që deshën ta shohin të vdekur.
Reperi ishte duke udhëtuar për në Britani për të marrë pjesë në festivalin “Reading” dhe “Leeds”, kur dy gomat e përparme të aeroplanit u shpërthyen.
Aeroplani bëri ulje emergjente dhe askush nuk u lëndua. Në një shkrim në llogarinë e vet në “Twitter”, Post Malone ka falënderuar të gjithë për lutjet, mirëpo ka thënë se “nuk mund ta besonte se sa njerëz ia uruan vdekjen”.