Posta: Bordi i përkohshëm s’kishte mundësi veprimi pa e kthyer rregullsinë
Posta e Kosovës me anë të një komunikate për medie, ka dhënë sqarimin lidhur me lajmin se eprorët e këtij institucioni kanë vendosur për rritje pagash prej 30 për qind.
Sipas kësaj komunikate, Bordi i përkoshëme e ka gjetur një gjendje të pa ligjshmërie nga ish Bordi i Përkohshëm deri më 1 tetor 2020, dhe se Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë mundësi të filloi zbatimin dhe nivelin e ri të Biznes Planit për vitin 2021, pa e kthyer rregullsinë ku eprori paguhet më shumë se vartësi. “Për hire të së vërtetës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës nuk ka rritur asnjë pagë të askujt dhe as të zyrtarëve të Lartë. Por, që e ka gjetur një gjendje pa ligjshmërie nga ish Bordi i Përkohshëm deri më 1 tetor 2020 me motive që ata i dijnë kishte prishur hierarkinë e përgjegjësisë ligjore dhe llogaridhënëse, duke zbritur kompensimin e zyrtarëve të Lartë nën pagat e vartësve të tyre. Bordi i Përkohshëm i Postës, në kuadër të reduktimit të shpenzimeve ka planifikuar nivelin e ri të koeficienteve, duke filluar nga grada 17 e zyrtarëve të lartë, deri te grada 1 tek punëtori i terrenit”, është thënë në reagimin e Postë s së Kosovës, duke u shtuar se bordi i përkohshëm i Postës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë mundësi të filloi zbatimin dhe nivelin e ri të Biznes Planit për vitin 2021, pa e kthyer rregullsinë ku eprori paguhet më shumë se vartësi. “Bordi, në mbledhjen e radhës do të aprovoi Biznes Planin 2021 – 2023 dhe aty do të reduktohen shpenzimet e stafit sipas standardeve, praktikave dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e Lartë grada 17 deri në gradën 1. Zbritja e pagave do të hyjë në fuqi nga 1 janar 2021. Titujt e mediave me tendenca dhe për të kënaqur egon e disa grupeve që kanë humbur privilegjet, nuk ndikojnë në punën dhe vendimet e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Postës së Kosovës. Jemi fokusuar si Bord dhe Menaxhment i ndërmarrjes të tejkalojmë sfidat afariste në këtë kohë pandemie, për të zgjeruar shërbimet për klientët dhe qytetarët e Kosovës”, përfundoi reagimi.
(A.M/ Epoka e re)