Posta dhe Stacioni i Autobusëve në Prishtinë arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

03 qershor 2021 | 12:05

Sot kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen publike komunale Stacioni i Autobusëve Sh.A. Prishtinë.

Smakiqi për arritjen e kësaj marrëveshje ka falënderuar kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes publike lokale Stacioni i Autobusëve Sh.A. në Prishtinë, Luan Hotin.

“Menaxhmenti i Postës së Kosovës Sh.A., në krye me kryeshefin ekzekutiv do të vazhdojë të zgjerojë shërbimet për klientët e Postës, për realizimin e ngritjes së të hyrave vetanake, për t’i sjell stabilitet ndërmarrjes. Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të krijojë lehtësira dhe ofrim të shërbimeve të shpejta, të sigurta dhe të lira”, është thënë në njoftimin e Postës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, i është bashkuar kastit…