Posta e Hong-Kongut pezullon dërgesat drejt ShBA-së

16 prill 2025 | 08:15

Posta e Hong Kongut (Hong Kong Post) ka njoftuar se nuk do të mbledhë asnjë tarifë doganore në emër të Shteteve të Bashkuara dhe do të pezullojë pranimin e dërgesave postare të mallrave drejt ShBA-së.

Në një deklaratë zyrtare, Hong Kong Post bëri të ditur se me efekt të menjëhershëm ndalon pranimin e postës së zakonshme që përmban artikuj për në ShBA, ndërsa nga data 27 prill do të ndërpritet edhe posta ajrore me destinacion Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim vjen pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump, i cili anulon përjashtimin doganor për pakot e vogla me vlerë deri në 800 dollarë, që vinin nga Kina.

Masat pritet të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme zinxhirin e dërgesave ndërkombëtare, veçanërisht për bizneset dhe individët që mbështeten te tregtia online mes Hong Kongut dhe ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër pas raportimeve të…