
Posta e Kosovës dhe Hellenic Beverage Company zgjerojnë partneritetin në shërbimet postare
26 shkurt 2025
| 12:42
Posta e Kosovës dhe Hellenic Beverage Company-Kosovo L.L.C. kanë nënshkruar kontratë për ofrimin e shërbimeve postare dhe logjistikës së shpërndarjes nga shërbimet online.
Ky partneritet synon të rrisë efikasitetin e logjistikës dhe shpërndarjes, duke shfrytëzuar rrjetin dhe infrastrukturën e Postës së Kosovës për shërbime më të shpejta dhe të besueshme.
Marrëveshja pasqyron përkushtimin tonë për inovacion dhe cilësi në shërbimet postare. Posta e Kosovës do të vazhdojë të sjellë zgjidhje moderne logjistike, duke mbështetur tregtinë elektronike dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.