Posta e Kosovës hap 7 zyra kujdestare, me orar të punës 08:00-22:30

16 prill 2020 | 11:42

Pas masave të fundit qeveritare, të cilat kufizojnë lëvizjet e njerëzve në bazë të numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit, Posta e Kosovës nga sot ka vënë në funksion shtesë edhe shtatë zyra kujdestare të cilat do t’u ofrojnë shërbime qytetarëve në qytetet/regjionet më të mëdha me orar: 08:00-22:30 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.

Këto janë adresat e zyrave nëpër qytetet kryesore të Kosovës që do të ofrojnë shërbime shtesë deri në orën 22:30.

Në Prishtinë, Zyra Postare që objektin kryesor në lagjen “Dardania”,

Në Prizren, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”,

Në Mitrovicë, Zyra Postare në Rr. “Afrim Zhitia”,

Në Pejë, Zyra Postare në Rr. “Mbretëresha Teutë”,

Në Gjakovë, Zyra Postare në Rr. “UÇK”,

Në Gjilan, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”,

Në Ferizaj, Zyra Postare në Rr. “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa në zyrat tjera postare në çdo komunë, shërbimi për qytetarët ofrohet me orarin: 08:00- 16:00 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.

“Sikurse deri më tani, Posta e Kosovës mbetet pranë qytetarëve duke iu ofruar të gjitha shërbimet dhe produktet, pavarësisht gjendjes së pandemisë të COVID-19 në të cilën ndodhet edhe vendi ynë, ne do t’u përshtatemi lirisë së lëvizjes së gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës dhe organizata TIKA kanë organizuar shpërndarjen e…