Posta e Kosovës: Jemi në shërbim të qytetarëve dhe konsumatorëve

07 korrik 2021 | 12:04

Posta e Kosovës me anë të një komunikate për medie ka theksuar se përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia, janë duke u kujdesur maksimalisht për t’u ofruar shërbime qytetarëve. “Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A., prej emërimit zyrtar në këtë ndërmarrje publike, po kryen me përkushtim detyrat dhe përgjegjësitë në bazë të ligjeve në fuqi. Në emër të aksionarit të Qeverisë së Kosovës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, si organ mbikëqyrës ka përcjell në vazhdimësi nga afër punën e Menaxhmentit të Postës së Kosovës”, është thënë në komunikatën e Postës së Kosovës, duke shtuar se fokusi kryesor i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe i  Menaxhmentit të Postës së Kosovës, është funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e afarizmit të ndërmarrjes publike dhe ngritja e të hyrave financiare. “Posta është e gatshme të marrë shërbimet postare nga institucionet qeveritare që i takojnë me ligj.  Pavarësisht sfidave me pandeminë, Posta e Kosovës po iu shërben qytetarëve dhe konsumatorëve të saj me përkushtim të lartë dhe kapacitet të plotë, çdo ditë në të gjitha zyrat postare në tërë komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas muajsh takimesh dhe fotografish të fshehta në Instagram, Rita…