Posta e Kosovës lansoi pullën postare “Flora”
Posta e Kosovës nga dita e martë ka lëshuar në qarkullim emisionin e pullave postare të titulluar “Flora”.
Sipas një njoftimi të Postës së Kosovës, pamjet e mrekullueshme të pesë pullave postare shfaqin pesë llojet e florës së begatshme, bimët: Burgull i Koshaninit, Halaqi i endtnerit, Tisi, Sanguisorba albanica, Primula Halleri të cilat janë të përhapura në Republikën e Kosovë.
“Bukuria e këtyre bimëve, e dizajnuar për pulla postare nga autoret D. Luta dhe L. Ademi, është e përmbledhur në një tabak të kombinuar me vinjetë si produkt final filatelik. Filatelia e Postës së Kosovës me përkushtim të lartë, si çdoherë, prezanton shtetin me florën mahnitëse që rritet në vendin tonë”, është bërë me dije në njoftimin e Postës së Kosovës.
/Epoka e re/