Posta e Kosovës me pullë postare “Kujdes Covid-19”

17 gusht 2020 | 14:53

Posta e Kosovës ka dalë me pullë postare “Kujdes Covid-19” që promovon luftimin e pandemisë.

Me ketë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kjo është mirënjohje e veçantë për të , për Ministrinë e Shëndetësisë, ku punonjësit janë të angazhuar me përkushtim maksimal duke kryer detyrat e përditshme dhe duke realizuar projektet për përmirësimin dhe avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë.

“Kjo është vlerësim për të gjithë ata që po japin kontribut në luftimin e pandemisë Covid-19.  Pulla postare ‘Kujdes Covid-19’ është edhe si mesazh për ndërgjegjësimin publik për respektimin e rregullave në parandalimin e virusit”, ka thënë Zemaj derisa ka pranuar këtë pullë postare nga përfaqësuesit zyrtarë të Postës së Kosovës.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Anisa Bahiti Keto ditë të nxehta vere, mes krizës…