Posta e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me atë të Shqipërisë

01 mars 2018 | 15:56

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, me bashkëpunëtorë, të enjten kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Hoxha është takuar homologun e tij, Leart Duraj, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshjen e bashkëpunimit për përpunimin e dërgesave postare me rrugë tokësore dhe me transit të hapur nga Posta e Shqipërisë, me destinacion final Postën e Kosovës.

Hoxha është shprehur i lumtur për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm shumëvjeçarë që kanë me Postën e Shqipërisë. Në këtë kontekst, ai ka thënë se ky bashkëpunim është duke dhënë rezultate të prekshme në fusha të ndryshme në interes të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e dyja vendeve.

Në këtë vizitë, Hoxha ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeshefi i Postës, Shelqet Avdija, zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, Behxhet Maliqi, dhe drejtori i shërbimit postar, Vadat Tahiri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë Invasive, në kuadër të Qendrës…