Posta e Kosovës: Nga dita e mërkurë fillon shpërndarja e asistencës sociale

29 dhjetor 2020 | 12:46

Posta e Kosovës njofton se asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar nga dita e mërkurë, pra më 30 dhjetor.

Sipas njoftimit, aktualisht janë duke u shpërndarë asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës.

“Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së sotme, Posta e Kosovës njofton se Asistenca e rregullt Sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër, e mërkurë, 30 dhjetor. Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare. Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftimin e Postës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kanë thënë se…