Posta e Kosovës pritet të shpall konkurs për zyrtarë të lartë
13 gusht 2021
| 11:37
Bordi i Drejtorëve të përkohshëm të Postës së Kosovës në takimin e fundit ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për tre zyrtarë të lartë.
“Pritet të shpallet konkursi për sekretar të korporatës, për drejtor të financave dhe për auditor të brendshëm. Gjithashtu menjëherë pas zgjedhjes së këtyre zyrtarëve, bordi do të marrë vendim edhe për kryeshefin e Postës dhe për këtë kemi konfirmimin nga ambasada angleze”, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” një burim brenda Postës së Kosovës.
(Albulena S. MAVRAJ)