Posta e Kosovës shpall konkurs për auditor, sekretar të korporatës dhe zyrtar kryesor të financave dhe thesarit
Posta e Kosovës ka shpallur konkurs për tri pozita kryesore të Ndërmarrjes. Konkursi është shpallur për pozitën e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm, për Sekretar të Korporatës dhe për Zyrtar Kryesor të Financave dhe Thesarit. Konkursi është hapur nga sot me datë 3 shtator dhe përfundon me 1 tetor 2021 në ora 16:00.
Ndërmarrja Publike Qendrore Posta e Kosovës. Sh.A. – Në bazë të Ligjit për ndërmarrjet publike Nr. 03/L-087 nenet 17 dhe 21 si dhe Ligjit Nr. 04/L-111 për plotësim ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike Nr. 03/L-087, Nenet 9 dhe 13 me të cilat nene, plotësohen dhe riformulohen Nenet 17 dhe 21 të Ligjit bazik, Kodi i Etikёs dhe Qeverisjes Korporative pёr Ndërmarrjet Publike, Ligjit Nr. 06/L-021., Për Kontrollin e brendshëm te financave publike, Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në nivelin qendrorë për punonjësit e PK Sh.A. Nr. 01-1974/17 datë: 27.07.2017, si dhe vendimit te Komisionit për Auditim të PK Sh.A., nr. 14/21 te datës 11/08/2021, Komisioni për Auditim i Postës së Kosovës Sh.A., shpall këtë:
KONKURS PUBLIK PER VEND PUNE PËR ZYRTAR TË LART NË POSTA E KOSOVËS Sh.A.
Titulli: Zyrtar për Auditim të Brendshëm,
Titulli: Këshilltar/e i/e Përgjithshëm/ Sekretar/e i/e Korporatës.
Titulli: Zyrtar/e Kryesor i Financave dhe Thesari.
Kohëzgjatja e kontratës: Është me afat të caktuar, konform ligjeve në fuqi dhe dispozitave ligjore të parapara me Ligjin për ndërmarrjet publike.
Për të aplikuar në këtë konkurs, aplikacionet për punësim mund të merren online; www.postakosoves.com dhe së bashku me dëshmitë përkatëse të dërgohen me Postë në adresën : Arkivi i PK Sh.A., Ndërtesa Kryesore e PK Sh.A., rr. 28 Nëntori nr. 4, 10000 – Prishtinë, deri në afatin e paraparë për aplikim me shenjën ”PËR KONKURS”, duke e cekur titullin e vendit të punës për të cilin aplikoni. Afati i fundit për aplikim: 01/10/2021, ora 16:00h.
Për më shumë informata, hapni linqet e mëposhtme:
https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/Epoka-3-shtator-2021.pdf
https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/Epoka-3-shtator-2021.pdf
https://postakosoves.com/wp-content/uploads/2021/09/Konkursi-pe%CC%88r-KP-SK-dhe-ZKFTh.-PK-Sh.A.-2021_.pdf
https://postakosoves.com/wp-content/uploads/2021/09/Konkursi-pe%CC%88r-Auditor-te%CC%88-Brendshe%CC%88m.-PK-Sh.A.-2021_.pdf