Posta e porositur…

09 prill 2023 | 13:18

Shkruan: Ilir Gashi

Pas marshit të 2 prillit për UÇK-në, të zhgënjyerit me solidarizimin e Kosovës me drejtuesit e UÇK-së që janë në Hagë në betejën për të drejtën dhe lirinë e vendit të tyre, nuk po arrijnë t’i kontrollojnë emocionet dhe gjuhën e tyre.

Jugosnostalgjikët dhe ata që nuk e deshën kurrë Kosovën e lirë u zhgënjyen shumë më 2 prill.

Të gjithë ata e panë se nuk e kanë fituar luftën e tyre speciale dy-dekadëshe kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës së lirë.

Më duket se po i dëgjoj reagimet e tyre kur nuk e panë fundin e qytetarëve javën e kaluar: Si është e mundur që UÇK-ja po shkëlqen kaq shumë pas gjithë asaj balte që është hedhur mbi të?

Javëve dhe muajve të ardhshëm do të dëgjojmë shumëçka që mendjet racionale do ta kenë të vështirë t’i  perceptojnë.

Këta njerëz po i tregojnë Hashim Thaçit (30-31 vjeçar në kohën e luftës), Kadri Veselit (31-32), Rexhep Selimit (27-28), Jakup Krasniqit (47-48) se si do të duhej të luftohej Serbia.

Këta “strategë ushtarak”, nga studio e ngrohta televizive po i japin mend këtyre drejtuesve të UÇK-së dhe shokëve të tyre që arritën ta bëjnë bashkë guerilen e tyre me NATO-n dhe Kosovës t’ia sjellin çlirimin dhe lirinë nga Serbia.

Sa tragjikomike duken përpjekjet e tyre për të ideuar se si duhet të luftohej…

Historia e Kosovës është demanti më i mirë për sojin e këtyre njerëzve që sot shpifin dhe ndjellin urrejtje nëpër studio televizive.

KOSOVA ËSHTË E LIRË! – Kjo fjalë kaq e shkurtër është demanti më i madh për shpifjet e tyre që nuk ndalojnë kurrë!

Prandaj, ne duhet ta kuptojmë pse këta njerëz kundërmojnë si toksinat.

Qytetarët e Kosovës, pavarësisht se lëndohen kaq shumë nga këto shpifje, nuk duhet të bëjnë gabime. Këta njerëz kanë qëllim që t’i shtyjnë qytetarët e Kosovës në drejtim të dhunës.

Ne duhet ta kuptojmë një gjë se zagarët janë të trajnuar që duke lehur ta dërgojnë prenë në tragun e gabuar.

Qytetarët e Kosovës, nuk duhet t’i përgjigjen postave të porositura që flasin në emër të profesionalizmit dhe drejtësisë sipas përshkrimeve të Millovan Drecunit të Serbisë.

Mbështetja jonë gjithëkombëtare të atyre që janë në Hagë për të drejtën dhe lirinë e Kosovës, është përgjigjja më e mirë ndaj skenarëve të përgatitur në Serbi dhe që zbatohen në Kosovë nga proksit e prokurorisë së Serbisë dhe jugonostalgjikëve që nuk e deshën kurrë Kosovën e lirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vetëmenaxhimit” i cili përbën nenin 7 të marrëveshjes bazë për…