Posta e pret me “kënaqësi” dhe në atmosferë “miqësore” ministrin Sveçla

18 nëntor 2021 | 15:53

Posta e Kosovës ka mirëpritur të enjten ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj.

Në këtë takim ku kanë marrë pjesë kryesuesja dhe dy drejtorë të bordit të kësaj ndërmarrje është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

“Në një atmosferë miqësore janë shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me fokusim të veçantë të lehtësimit në përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Në emër të Postës së Kosovës, u.d kryeshefja ekzekutive e siguroi ministrin se do të mbetemi të përkushtuar, që të gjithë qytetarëve të ju qëndrojmë pranë me ofrim cilësor të të gjitha shërbimeve që ofron Posta e Kosovës Sh.A., ndërkaq Ministri Sveçla u zotua se për këtë përkushtim të Postës, do të mbetet një përkrahës i vazhdueshëm i saj”, ka njoftuar Posta e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Postës së  Kosovës, kanë pritur në takim sot…