
Posta me shërbim të ri të “Dërgesave Online”
U.d. kryeshefit ekzekutiv i Postë së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një kontratë për një shërbim të ri me konsumatorët, “Dërgesa Online”.
Kjo kontreatë u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe drejtorit të iHeadlth Alkaline L.L.C., Adonis Morina, e cila ka të bëjë me shpërndarjen e dërgesave të blerjeve online që bëhen në Kosovë dhe përmes Postës së Kosovës, ato shpërndahen në të gjithë botën.
“Ky shërbim u dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me shitjen e produkteve online, ndërsa e veçanta e këtij shërbimi është se oferta atraktive për konsumatorët bëhet me kohë optimale deri në destinacionin e arritjes së tyre. U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, fton të gjitha bizneset kosovare dhe ndërkombëtare, që të lidhin marrëveshje komerciale dhe të shërbimit postar, si dhe për pagesa financiare jobankare, meqë Posta e Kosovës ka traditën e saj me kapacitet të lartë, duke ofruar siguri dhe shërbime cilësore për palët”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, u.d. kryeshefi Smakiqi dhe drejtori Morina, shprehen besueshmërinë reciproke lidhur me zbatimin e kësaj kontrate në shërbime atraktive ndaj klientëve tanë.
(A.M / Epoka e re)