Posta me shërbim të ri të “Dërgesave Online”
25 janar 2021
| 18:36
U.d. kryeshefi ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, së bashku me drejtorin e Shitjes dhe Marketingut, Burim Geci me bashkëpunëtoret Naxhije Zejnullahu-Shala dhe Liridon Mirena, kanë nënshkruar marrëveshjen për shpërndarjen e dërgesave Online në botën e Jashtme, Evropë e më gjerë me pronarin e Ndërmarrjes Prodhuese të Këpucëve, Rings Sh.p.k në Obliq, Fatos Shala.
“Posta e Kosovës, ofron shërbim të shpejtë, të sigurt dhe të lirë, ndërsa fton të gjitha bizneset e Kosovës, prodhuesit dhe ofruesit e shitjeve online që të lidhin marrëveshje për shpërndarjen e dërgesave online ndërkombëtare, aty ku kemi sistemin e gjurmimit në kohë reale nga dërguesit deri në destinacion të pranues”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.