“Posta mobile” del në terren në dy lagje të Prishtinës

23 prill 2020 | 09:54

Posta e Kosovës ka filluar pilotprojektin “Posta mobile” me qëllim që të ofrojë shërbime për qytetarët në ato zona ku nuk ka zyra postare. “Posta mobile” fillimisht do të vendoset në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, te Shkolla Fillore “7 marsi”, nga ora 09:00-11:00.

Ekipi tjetër i postës do të ofrojë shërbime në lagjen “Kodra e Trimave”, pranë Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” të kryeqytetit, nga ora 13:00-15:00.

“Posta mobile” mundëson për këdo që ka nevojë të paguajë fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blejë mbushje të Valës, të paguaj shërbimet e “Kujtesës”, shërbimet postare e të tjera. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 2,602,670 raste infektimi dhe 181,234 të vdekur…