Posta promovon dy pulla postare me imazhet e eprorëve të UÇK-së, Bekim Berisha dhe Bedri Shala

09 gusht 2018 | 12:25

Në 20-vjetorin e rënies së dy prej eprorëve më të shquar të UÇK-së, Bekim Berisha dhe Bedri Shala, Posta e Kosovës ka promovuar dy pulla postare me imazhet e tyre.

Kryeshefi i postës, Sejdi Hoxha, u shpreh krenar për promovimin e dy pullave postare për këta dy heronj të kombit, duke theksuar se me këto pulla postare po rritet edhe vlera e Postës së Kosovës.

“Jemi krenarë që po promovojmë dy pulla postare shumë të çmueshme për dy heronjtë e kombit, Bekim Berisha-Abeu dhe Bedri Shala. Me rastin e 20-vjetorit të rënies po shprehim respekt, po nderojmë familjarët, por edhe njëkohësisht po rritet vlera e filatelisë së Postës së Kosovës. Bekim Berisha dhe Bedri Shala ishin dy prej eprorët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Po ashtu Hoxha ka thënë se shtëpitë e këtyre dëshmorëve ishin çerdhe e UÇK-së.

“Shtëpia e Bedri Shalës dhe vëllezërve të tij ishte çerdhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës dhe organizata “Qatar Charity”  me seli në…