Posta rritë bashkëpunimin me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
U.d. kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Vjollca Shala-Mulaj së bashku me dy drejtorët e Postës së Kosovës, Faton Thaçi dhe Burim Geci, takuan ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
“U.d. Kryeshefja Shala-Mulaj, falënderojë për bashkëpunim dhe mbështetje të deritanishëm të MPMS-së për Postën e Kosovës, ndërsa ftojë Ministrin, Reçica për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fushat e tjera të rëndësishme, që prekin interesin e qytetarëve të Kosovës. Ministri, Reçica dha mbështetje parimore kërkesave të Menaxhmentit të ndërmarrjes tonë, si dhe u zotua në thellimin e bashkëpunimit, duke mbështetur dy ekipet punuese respektive. Ndërsa u.d kryeshefja në shenjë falënderimi i dhurojë Ministrit një ekzemplar të Filatelisë me pulla postare”, është thënë në njoftimin e Postës së Kosovës.
(A.M/ Epoka e re)