Posta shpërndan faturat e tatimit në pronë edhe në Rahovec
04 janar 2018
| 16:11
Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen me të cilën Posta merr përsipër të printojë, zarfojë dhe shpërndaj faturat e tatimit në pronë në adresën e secilit tatimpaguesi të kësaj komune.
Marrëveshje të njëjta Posta e Kosovës ka nënshkruar tashmë më shumicën dërrmuese të komunave të Kosovës.
“Posta posedon pajisjen teknologjike moderne që mundëson shtypjen, palosjen dhe zarfimin automatik të rreth 6 mijë faturave në orë. Posta për çdo vit shpërndan faturat e tatimit në pronë dhe për këtë shërbim vazhdimisht ka marrë falënderime nga institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.