Posterët e filmave sovjetikë të viteve 1920
Gjatë një kohe të shkurtër të lirisë artistike, para instalimit të doktrinës mizore të stalinizmit në Bashkimin Sovjetik, posterët e filmave sovjetikë ishin të guximshëm dhe inovativë. Kjo sepse pas Revolucionit të Tetorit më 1917, arti kishte rëndësi meqë shihej si forcë shtytëse për ta përparuar vendin. Ndaj, përdoreshin sloganet “Arti në jetë” dhe “Arti në teknologji” që shprehnin besimin se arti e ndryshon jetën. Sipas kritikëve, këto realizime janë ndër më kreativet të realizuara ndonjëherë, meqë artistët eksperimentonin me të njëjtat teknika inovative të filmit, ndërsa shquheshin për stil unik dhe estetikë. Posterët e përzgjedhur më poshtë – nga ditorja Guardian – janë pjesë e koleksionit privat të studiueses Susan Pack. Koleksioni i plotë është pjesë e veprës së botuar nga Taschen “Posterët e filmave në avangardën ruse”, transmeton Telegrafi.