Posthumusi vlerëson lartë futbollistet e Lepencit
25 prill 2018
| 13:44
Holandezi Erwin Posthumus zyrtarisht ka nisur punën tek klubit i futbollit KF Lepenci në konkurrencën e femrave.
KF Lepenci nëpërmjet një njoftimi për medie bënë me dije se trajneri nga Volendam, ka mbajtur seancën e parë në skuadrën e Lepencit. “Ashtu siç informuam ditë më parëm trajneri i ekipit, Erwin Posthumus, ka mbajtur treningun e parë me ekipin e vajzave, i cili ishte shumë i kënaqur me talentin e futbollisteve dhe gjithashtu interesimin shumë të madh të vajzave për t’u marrë me futboll, ku prezente ishin 32 futbolliste”, thuhet në njoftimin e KF Lepenci.