Posti i ambasadorit në OKB/ Grenell i thotë “jo” Trumpit

01 prill 2025 | 23:30

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale dhe ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, ka deklaruar se nuk ka asnjë interes për të pasur postin e ambasadorit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Në një intervistë në “Newsmax”, Grenell tha se kjo mundësi nuk ishte “diçka që ai dëshironte të bënte”.

Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador në Gjermani për dy vjet gjatë administratës Trump, u shpreh se ai kishte shumë gjëra të tjera për të bërë dhe se ky post nuk ishte pjesë e planeve të tij të ardhshme. Ai theksoi gjithashtu se ishte i njohur me punën e OKB-së dhe se kishte interes për këtë organizatë, por që nuk dëshironte të merrej me atë detyrë në këtë moment të jetës së tij.

Shtëpia e Bardhë tërhoqi më herët të enjten nominimin e Elise Stefanik, përfaqësuese e Nju Jorkut, për postin e ambasadores së SHBA-së në OKB. Ky veprim u pasua me spekulime mediatike se ajo do të zëvendësohej nga Richard Grennell, por ai tha se presidenti Trump kishte shumë opsione të tjera për të zgjedhur një ambasador të ri dhe se ai do të zgjidhte dikë të kualifikuar për këtë pozicion.

Megjithatë, Grenell theksoi se ai do të vazhdonte të shërbente në pozita të tjera, siç është roli i tij në Qendrën Kennedy, dhe se nuk kishte plane të ndryshonte pozicion. “Është e vështirë të thuash jo, por unë jam I bindur se presidenti do të zgjedhë kandidaturën më të mirë”, theksoi Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arminia Bielefeld ka bërë surprizën e madhe. Skuadra e kategorisë…