Posti i kryeministrit pamundësoi koalicionin parazgjedhor LDK – LV
Pavarësisht prej përpjekjeve, as të premten nuk është arritur koalicioni parazgjedhor në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Isa Mustafa nuk e ka pranuar ofertën e Albin Kurtit që këto dy parti të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Oferta e Kurtit ka paraparë që kandidatja e LDK-së për kryeministër, Vjosa Osmani, të jetë numër një në listë, kurse pas saj kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, ndërkaq ai kandidat që do të merrte më shumë vota do të bëhej kryeministër.
“Sot, duke pasur parasysh shansin unik, për të hapur një kapitull të ri për shtetin tonë, propozojmë një alternativë të re për koalicionin tonë. Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëan- shëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj. Vjosa Osmani, ose kandidati ynë i Lëvizjes Vetëvendosje!, varësisht cili merr më shumë vota”, ka thënë dje Kurti para mbylljes së afatit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore, shkruan “Epoka e re”.
Ofertës së Kurtit për koalicion parazgjedhor i është përgjigjur lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Në letrën drejtuar Kurtit, Mustafa ka vlerësuar se LDK-ja është e hapur të bëjë koalicion me LV-në vetëm me Vjosa Osmanin kandidate të përbashkët për kryeministre.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)