Posti i presidentit bllokon arritjen e marrëveshjes LV-LDK
Marrëveshja për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka hasur në bllokadë pasi që LDK-ja po dëshiron ta përfshijë në këtë marrëveshje edhe postin e presidentit të Kosovës, i cili, sipas mandatit kushtetues, duhet të zgjedhet në pranverën e vitit 2021, shkruan “Epoka e re”.
Për këtë gjë nuk po pajtohet Lëvizja Vetëvendosje e cila po e konsideron të padiskutueshëm postin e presidentit.
Ndërkaq njohësit e proceseve politike në vend kanë thënë se LV-ja dhe LDK-ja duhet t’i ulin tensionet dhe të veprojnë me përgjegjshmëri ndaj popullit për krijimin e qeverisë.
“Liderët duhet të tregojnë maturi dhe t’i kontribuojnë mirëbesimit për ndërtimin e koa- licionit katër vjet plus. Arritja e marrëveshjes së tillë do të bëhet kur secila palë lëshon pe nga ambiciet personale të personave kyçë partiakë. Përderisa programi qeverisës është harmonizuar, tensionimi i raporteve për ndar- jen e ministrive dhe presidentit është kthimi në politikën e vjetër të PDK-së”, ka thënë njohësi politik, Blerim Vela.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)