Postieri në Obiliq inskenon grabitjen e parave, por e pëson nga policia
09 gusht 2022
| 13:48
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se një punëtor i një poste, ka inskenuar rastin se i janë grabitur para nga persona të armatosur.
I njëjti më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës. “Betimi për Drejtësi”.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit, dje rreth orës 09:26.
Sipas raportit të PK-së, postieri ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur, të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parash prej 970 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas policisë, pas hetimeve është vërtetuar se personi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si lajmërim i rrejshëm.