Postierit dembel i gjenden 24 mijë letra në shtëpi
Nuk donte t’i dorëzonte! Një postier në Japoni akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk ka dorëzuar me mijëra letra postare në destinacion.
Gjatë një operacioni të policisë, në shtëpinë e tij u gjetën 24 mijë letra postare, që dyshohet se i kishte fshehur që prej vitit 2003.
61 vjeçari ishte një prej përgjegjësve të shpërndarjes së postës, ndërkohë që ka deklaruar si ishte e mërzitshme ti dorëzoje të gjitha letrat.
Dega ku punonte 61 vjeçari filloi të dyshonte për shpërndarjen e letrave, ndaj kërkoi një kontroll nga ana e policisë, të cilët gjetën në shtëpinë e tij në Kanagaëa afër Tokyos, 24 mijë të tilla.
Zyra postare e Yokohama u kërkoi falje qytetarëve dhe u premtoi se ato do të shpërndaheshin të gjitha.
Nëse do të ngrihen akuzat, postieri do të dënohet me tre vite burg dhe rreth 3500 euro gjobë.