Postimi i fundit i Senatorit Dole në Twitter: Zoti e bekoftë SHBA-në dhe Kosovën
Një urim bekimi Kosova e ka marrë nga Senatori amerikan Bob Dole edhe në postimin e tij të fundit në rrjetin social, Twitter.
Më 1 dhjetor, Dole njoftonte për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës, ndërsa shkruante:
“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën”.
Tomorrow! Join us at 11 a.m. CST on 12/1 for a virtual program about the history of Kosovo. The presenters will share personal stories of resilience & info on Senator Bob Dole’s resolute support for Kosovo. Livestream the program with us! Details ➡️ https://t.co/bCJMtRGiRo pic.twitter.com/Du5j6rEBhO
— Dole Institute of Politics (@DoleInstitute) November 30, 2021
Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.
Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e Senatorit Dole. Ai tha se Kosova i bashkohet SHBA-së në zinë për humbjen e një prej zyrtarëve më të shquar dhe mikut të vjetër.