Postimi i moderatores sportive që mori gjithë vëmendjen
Ajo është një nga moderatoret sportive më seksi në vend. E kuptuat se është fjala për Lei Krajën, e cila që në daljet e saj të para publike ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Moderatorja bukuroshe për shumë vite ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku ende vijon që të jetojë familja e saj. Si pasojë nuk kemi parë shpesh foto të Leit me familjen.
Por ajo ka vendosur që të na prezantojë vetëm me motrën e saj, Miriam. Ajo ka postuar edhe më parë foto me të motrën, por kësaj radhe ka marrë vëmendjen me shkrimin në foto. Lei ka pyetur ndjekësit e saj nëse ngjasojnë apo jo me njëra-tjetrën.
Pjesa më e madhe e tyre thonë se ngjajnë bashkë dhe në fakt motrat kanë shumë tipare të njëjta. Ato të dyja kanë tipare të errëta dhe duken si hija e njëra-tjetrës.
Kujtojmë se Lein e kanë akuzuar për ndërhyrje estetike në fytyrë, sidomos për buzët, por ajo ka treguar se deri më tani nuk ka pasur nevojë të bëjë asgjë të tillë.