Postimi i Papës për lakuriqët, njerëzit dhe errësirën hap debat në rrjetet sociale
Ndërkohë që Vatikani është në javën e shtatë të karantinimit, Papa si gjithë të tjerët po qëndron pranë ndjekësve dhe besimtarëve katolikë përmes postimeve në rrjete sociale. Por këtë javë ai bëri një postim në Twitter ku i krahasonte njerëzit që bënin mëkate me lakuriqët e natës: Që mund të lëvizin vetëm në errësirë.
Por një faqe në Twitter me emrin ‘Give Bats a Break’, nuk i ka pëlqyer ky krahasim madje thotë se Papa po i shikon në mënyrë të gabuar këto specie.
Papa shkruante:
Kur jemi në gjendje mëkati, bëhemi si lakuriqët e natës, që mund të lëvizin vetëm natën. Bëhet më e lehtë për të jetuar në errësirë sepse drita zbulon atë që duam të shohim. Por pastaj sytë tanë mësohen në errësire dhe bën të mos njohim më dritën.
‘Give Bats A Break’ ka një këndvështrim tjetër. Ja çfarë shkruan:
Në kundërshtim me atë që thotë Ati i Shenjtë. errësira sjell tek lakuriqi i natës pikërisht atë me të cilën i duhet të përballet. Dhe as bëmat e kësaj specieje nuk janë krime në errësirë për të cilët duhet të turpërohet, por përkundrazi, bën gjëra të paçmueshme për ekosistemet dhe komunitetet tona. Ata polenizojnë lulet dhe pemët që sjellin të mira për eksportet, gjithashtu hanë pesticidet që shkaktërrojnë të mbjellat e fermerëve. Lakuriqët e natës mbrojnë ushqimin që hamë dhe ndihmojnë në shpyllëzimin që mund të çojë në katastrofë. Po, lakuriqët punojnë natën dhe na japin shembull se sa të devotshëm janë ndaj natyrës.
Ky postim u bë viral në rrjet dhe po shpërndahet nga përdoruesit e Twitter të cilët shkruajnë se në të vërtetë janë njerëzit që po shkatërrojnë Tokën, dhe jo lakuriqët e natës.
Shkencëtarët thonë se virusi doli nga lakuiqi i natës duke ia transmeruar një kafshe të egër dhe më pas kaloi tek njeriu, përmes një tregu kafshësh të gjalla në Wuhan. Por ka dhe hipoteza të tjera që parashtrojnë se virusi u krijua në një laborator kinez në Wuhan, teksa po punohej në krijimin e një vaksine kundër HIV, dhe diçka doli jashtë kontrollit.