Postimi i Rejhan Belës një natë para vrasjes së rreshterit Lika – FOTO

22 prill 2025 | 21:00

Pretendimet e Prokurorisë se vrasja e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik është kryer me paramendim, duket se janë të sakta.

Rejhan Bela, 18-vjeçari i arrestuar nën dyshimet për vrasjen e rreshterit Lika, e ka “paralajmëruar” burgosjen e tij.

Një ditë para ekzekutimit me katër plumba të rreshterit Lika, 18-vjeçari kishte bërë lutje për lirimin e myslimanëve nga burgjet.

Më 31 mars të këtij viti, në një profil në TikTok që dyshohet se i përkiste Rejhan Belës, ishte publikuar një shkrim me lutje për lirimin e myslimanëve nga burgjet.

Bela ishte lutur që të lirohen të gjithë myslimanët.

“Allahu i liroftë të gjithë vëllezërit myslimanë nga burgjet”, shkruhej në postimin në TikTok të shoqëruar me një Ilahi.

Rreshteri Lika ishte ekzekutuar me katër plumba në hyrjen e banesës së tij natën e 1 prillit, një natë pasi që në profilin që dyshohet se i përkiste të akuzuarit Bela ishte publikuar postimi në fjalë.

Bela së bashku me gjashtë tjerë të akuzuar janë arrestuar dje (21 prill) nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se në bashkëkryerje kanë bërë vrasjen e rreshterit Lika.

Sipas Prokurorisë, Bela me të akuzuarit e tjerë më 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën ‘Idriz Seferi’, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri Rejahn Bela në bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesen e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku, pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.

 

 

Ndaj shtatë të akuzuarve Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 16:45  policia ka marrë informatën për një…