Postimi që shkaktoi zhurmë, Adrola Dushi detyrohet të japë shpjegime
Adrola Dushi nëpërmjet një statusi që bëri në rrjetet sociale krijoi shumë polemika në mediat rozë dhe jo vetëm.
“Ne si shqiptarë nuk dimë ta menaxhojmë lirinë dhe demokracinë. Çohu Enver na bëj derman”, ky ishte statusi i saj.
Pas zhurmës dhe kritikave në rrjet modelja është detyruar të sqarojë të gjithë ndjekësit që janë keqkuptuar.
“Për storyn paraardhes, thirrja “çohu Enver” është absolutisht figurative dhe kjo nuk do të thotë që unë preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshtë për të shprehur shokun tim emocional, mendor sa i përket ndodhive banale që ndodhin në vendin tonë. Duke u përpjekur për të qenë si bota, po ngatërrojmë vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin sipërfaqësor që po përpiqemi të shesim. Edhe pse është frazë kontradiktore për në shqiptarët, kjo që unë përmenda nuk është në ligjerate të drejtë por figurative siç e thashë dhe po e përdor ne një moment të caktuar ku shoqëria jonë po kalon episode të rënda si jetësore, ashtu edhe kulturore”, shkruan Adrola në postim.