Postoi flamurin e Kosovës, Petkoviq i reagon Stanos: Nëse ka ndryshuar punëdhënës, të tregojë
24 shtator 2024
| 14:41
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka reaguar zëdhënësit evropian, Peter Stano pasi në një deklaratë në njëvjetorin e sulmit të Bajnskën, postoi flamurin e Kosovës.
Kjo siç duket i ka penguar Petkoviq, i cili ka pretenduar se Stano ka shkelur qëndrimin neutral të BE-së duke njohur Kosovën.
“Në emër të kujt po flet Stano dhe pse ai tejkalon mandatin e tij, kur pesë shtete të BE-së s’e njohin pavarësinë e Kosovës”.
Në fund, Petkoviq ka shkruar: “Nëse ai ka ndryshuar punëdhënës, ta thotë qartë”.