Pothuajse gjysma e Tuzit voton kandidatët pro serbë dhe pro rusë

20 mars 2023 | 08:09

Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateve të para, asnjëri nga kandidatët për president nuk ka marrë mbi 50 % dhe kështu në balotazh do të shkojnë dy kandidatët më të votuar e të cilët janë Milo Djukanoviq dhe ish-ministri i Ekonomisë, Jakov Millatoviq. Mirëpo diçka aspak për t’u krenuar ka ndodhur në komunën e Tuzit, ku pothuajse gjysma e votuesve kanë dhënë votën për kandidatët pro serbë dhe pro rusë.

Siç ka mësuar Gazeta Metro, sipas rezultateve preliminare, në Komunën e Tuzit pothuajse gjysma e votave kanë qenë për kandidatët që njihen më afër politikës serbe, apo thënë më mirë, pro serbë dhe pro rusë, me pothuajse 2 300 vota, ndërsa rreth 3 700 për kandidatin pro perëndimor Milo Djukanoviq.

Nuk është aspak për t’u krenuar se si komuna e Tuzit ku shumica janë shqiptarë, kanë votuar pothuajse gjysma e tyre për kandidatët me pikëpamje pro-serbe dhe pro-ruse.

Ende më turpëruese për Malësinë e Tuzit është se kandidati Andrija Mandiq, që njihet publikisht si politikan pro-rus dhe pro-serb, renditet i dyti në këtë komunë dhe ka marrë 827 vota.

Duhet theksuar se në komunën e Tuzit mbi 12 mijë persona kanë të drejtë vote, ndërsa projeksionet janë që nuk dalin në zgjedhje më shumë se 8 mijë persona për ta hedhur votën në kuti.

Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në zgjedhje në nivel të vendit ka shkuar në 63.6 për qind.

Kandidati për president i DPS-së, Milo Djukanoviq, fitoi 36.6 për qind sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI bazuar në 46.2 për qind të mostrës së përpunuar, i ndjekur nga ndërsa Milatovic i cili ka marrë rreth 29 %.

Sipas sondazheve, presidenti veteran i Malit të Zi, Millo Djukanoviq, do të përballet në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatoviq, më 2 prill.

Sipas projeksioneve Djukanoviq do ta ketë të vështirë ose të pamundur fitoren në raundin e dytë përballë kundër kandidatëve ku shumica deri më tani janë deklaruar se do ta mbështesin Jakov Millatoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se…