
Potoku, besnik i Ballkanit
02 gusht 2020
| 16:01
Ballkani dështoi të shpallet kampion në IPKO Superligë dhe të triumfoi në finalen e Kupës, por kjo nuk po e pengon aspak skuadrën nga Suahreka për të vazhduar me rinovime të kontratave të futbollistëve.
Mbrojtësi Arbër Potoku e ka vazhduar kontratën edhe për tre vjet me klubin nga Suhareka.
“Arbër Potoku i mbetet besnik klubit të qytetit edhe për tre sezone. Na priftë e mbara superPotoku”, ka shkruar Ballkani në faqen zyrtare në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)