![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/potter-1.jpg)
Potter: Nuk është lehtë të fitosh në ‘San Siro’
12 tetor 2022
| 12:06
Trajneri Chelseat, Graham Potter është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Milanit me rezultat 0-2 në “San Siro”.
“Të vish këtu dhe të fitosh nuk është e lehtë. Merita për lojtarët. Ata ishin vërtet të mirë. Ne patëm pak fat me kundërshtarët që u mbetën në 10 lojtarë. Është mirë për penalltinë dhe bukur për Jorginho të shënojë. Në përgjithësi performanca ishte e mirë”, ka deklaruar Potter.
“Ju mund të shihni se djemtë kanë cilësi. Ata janë një grup i përgjegjshëm, janë të sinqertë dhe të hapur dhe mua më pëlqen shumë të punoj me ta”, ka shtuar Potter.