Poulseni dhe Werneri vulosin fitoren e Leipzigut
16 dhjetor 2018
| 17:27
Në ndeshjen e zhvilluar sot në Bundesliga, RasenBallsport Leipzig ka arritur fitore ndaj Mainzit (4-1).
Yussuf Poulsen realizoi dy gola në pjesën e parë, kurse dy të tjerë i shtoi në pjesën e dytë Timo Werner për tri pikët e reja. Për mysafirët golin e nderit e realizoi Karim Onisiwo.
Pas kësaj ndeshje, Leipzigu renditet në pozitën e katërt me 28 pikë, kurse Mainzi është në pozitën e dhjetë me 19 pikë.
/Epoka e re/