Pozicioni i trupave qiellorë në rrugën e qumështit
Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (4)
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Vrimën në diskun e hapur e vendosim vertikalisht mbi një sipërfaqe. Tani në mes të vrimës e vendosim një sferë metalike (shih figurën 19 a). Sapo sfera hyn në vrimën cilindrike ajo magnetizohet dhe mbetet në brendësi të vrimës, duke anuar pak nga polet magnetike të veriut (N). Kjo sferë e hekurit (Fe) me çfarëdo lëvizje poshtë-lart të diskut nuk del nga vrima, ajo mund të largohet vetëm nën veprimin e një force të jashtme.
Në rastin e dytë e largojmë sferën cilindrike, dhe në të njëjtën mënyrë në vrimën eksperimentale, e vendosim një sferë të magnetizuar me pole (N S) prapë se prapë ajo do të mbetet në brendësitë vrimës ekperimentale, duke anuar pak nga polet magnetike të veriut (N), pa marrë parasysh se sfera posedon një fushë magnetike.
Në bazë të këtyre eksperimenteve, mund të themi se në të dy rastet sikurse sferën e hekurit (Fe) apo sferën magnetike, kur i vendosim në një ambient ku janë prezentë shumë fusha magnetike të magneteve të ndryshme cilindrike me polaritete të njëjta apo të ndryshme, sferat gjithmonë përfundojnë në brendësinë e asaj hapësire (shih figurën 19 a, 19 b).
Argumente
Meqenëse e gjithë hapësira ku ndodhet sistemi ynë diellor është e mbushur me fusha magnetike të shumë trupave qiellorë qoftë Diellit, Jupiterit, Saturnit, Uranit Neptunit, Plutonit, por edhe fusha të trupave të tjerë qiellorë që kanë fusha magnetike dhe ndodhen në një hapësirë të njëjtë, atëherë çdo trup që në përbërjen e tij ka materiale ferromagnetike apo vetë është i magnetizuar do të mbetet brenda kësaj hapësire, por njëkohësisht e stabilizon rrotullimin e atij trupi rreth orbitave të tyre.
Kjo na jep të kuptojmë se trupat qiellorë brenda një galaksie nuk rrinë të gjithë në një vijë aty ku intensiteti i cikloneve të galaksive është më i lartë, por shpërndahen mbi këtë vijë, dhe ndër këtë vijë varësisht nga forma dhe intensiteti i fushave magnetike që burojnë nga trupat qiellorë.
Kurse, arsyeja se pse sfera qoftë e hekurit (Fe) apo sfera e magnetizuar, rrinë më afër poleve magnetike të veriut (N), ndodhë nga fakti se sfera e cila ndodhet në fushat magnetike ajo magnetizohet me një fushë magnetike ((B)) ⃗. Në këtë rast fusha që buron nga polet magnetike të magneteve (N) është shumë herë më e madhe se fusha magnetike që buron nga poli magnetik i sferës (S), prandaj sferat e magnetizuara dhe ato magnetike rrinë më afër poleve të veriut (N) (shih figurën 20 a). Bazuar në këtë eksperiment, mund të themi se Dielli te i cili ndërrojnë polet magnetike çdo 11 vite kalon nga qendra e galaksisë herë mbi anën e sipërme e herë në anën e poshtme të ciklonit të galaksisë, i cili fenomen shkakton lëvizje zinxhirore edhe te trupat e tjerë qiellorë (shih figurën 20 b).
Elementet joferromagnetike nuk kanë asnjë ndikim te trupat qiellorë
Eksperimenti numër 3
Diskun e kthejmë në formë vertikale, kurse në brendësi të vrimës eksperimentale e vendosim një sferë të hekurit (Fe). Kuptohet, kjo sferë magnetizohet me një fushë magnetike ((B)) ⃗sapo të hynë në vrimën eksperimentale. Tani mbi polet magnetike të cilit do qoftë magnet cilindrik (N 1 S 1), vendosim pllakat materialeve joferromagnetike, qoftë të aluminit të bronzit apo çfarëdo materiali që nuk është ferromagnetik.
Do të vërtetohet se sfera nuk do të lëvizë aspak dhe do të mbetet në të njëjtën pozitë si me prezencën e pllakave, si pa prezencën e tyre. Në rastin e dytë, nëse në vend të sferës së hekurit (Fe) vendosim një sferë të magnetizuar me fushë magnetike ((B)) ⃗prapëseprapësfera e magnetizuar nuk do të lëvizë aspak nga pozita e saj. (shih figurën 21). Ky eksperiment ndërlidhet me prezencën e materialeve joferromagnetike që ndodhen mbi polet magnetike të trupave qiellorë.
Përfundim
Prezenca e materialeve jo ferromagnetike mbi polet magnetike të çfarëdo magneti, nuk ka asnjë efekt mbi sferën e hekurit (Fe) apo sferën e magnetizuar që ndodhet brenda vrimës eksperimentale.
Prandaj prezenca e materialeve jo ferromagnetike, qoftë e dheut, shkëmbinjve, ujërave apo gazrave mbi polet magnetike, qoftë Tokës, Diellit apo cilit do trup qiellorë që posedon fushë magnetike nuk kanë asnjë efekt mbi këtë fushë.
Pozicioni i Hënës në fushën magnetike të tokës
Eksperimenti numër 4
Në eksperimentin e tjetër, në vend të pllakave jo ferromagnetike, qoftë të bronzit apo aluminit mbi polet magnetike të të njëjtit magnet i vendosim pllakat e hekurit (Fe), do të shohim se sfera e hekurit (Fe)nuk qëndron në gjendjen e mëparshme, por ajo do të largohet nga ky pozicion dhe do të ngritët lart.
Madje edhe nëse tentojmë me forcë që ta kthejmë në pozitën e mëparshme, ajo prapë se prapë sapo të ndërpritet forca e veprimit, sfera do të largohet dhe do të qëndrojë lart ashtu siç shihet në (shih figurën 22).
Ky eksperiment na jep të kuptojmë se prezenca e materialeve të hekurit (Fe) mbi polet magnetike të cilitdo trup qiellor që ka një fushë magnetike, ashtu sikur ka Toka, reagon me forcë shtytëse mbi trupat e tjerë qiellorë që nuk kanë fusha magnetike, ashtu sikur Hëna nuk posedon fushë magnetike.
Pozicioni i Tokës në fushën magnetike të Diellit
Eksperimenti numër 5
Në vrimën eksperimentale tani në vend të sferës së hekurit (Fe), e vendosim një sferë të magnetizuar që posedon një fushë magnetike ((B)) ⃗, kurse në të njëjtën mënyrë mbi polet magnetike të njërit magnet (N1S1)vendosim të njëjtat pllaka të hekurit (Fe), do të shohim se në të njëjtën mënyrë,por edhe më lehtësisht sfera magnetike do të zhvendoset ashtu sikur sfera e hekurit (Fe), dhe do të ngritët lart në të njëjtën pozitë qoftë në anën e majtë apo të djathtë, pa marrë parasysh se kjo sferë ka një fushë të vetën magnetike ((B)) ⃗ dhe vendoset në fushat magnetike të shumë magneteve permanente ∑((B) ) ⃗ (shih figurën 23).
Përfundim
Prezenca e materialeve ferromagnetike mbi polet magnetike të çfarëdo magneti, shkakton reagime mbi sferën e hekurit (Fe) apo sferën e magnetizuar që ndodhet brenda vrimës eksperimentale.
Ky eksperiment na jep të kuptojmë se prezenca e materialeve të hekurit (Fe) mbi polet magnetike të cilitdo trup qiellor që ka një fushë magnetike ashtu sikur ka Dielli, reagon me forcë shtytëse mbi trupat e tjerë qiellorë që kanë fusha magnetike, ashtu siç kanë fusha magnetike Toka, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni
Pse ndodh ky fenomen i jashtëzakonshëm?
Këtë fenomen të jashtëzakonshëm të veprimit të forcave të ndryshme në një hapësirë ku prezentë gjenden fusha të ndryshme magnetike ∑((B)) ⃗, por edhe materiale të llojeve të ndryshme, shkenca asnjëherë nuk e ka njohur, por as nuk e ka vërtetuar. Kështu mund të themi së ky fenomen është një fenomen i ri në shkencë dhe totalisht i panjohur për shkencën e tanishme. Sado të mendojmë se kjo shkencë ka avancuar, prapë se prapë shkenca dhe teknologjia në disa pika kanë mbetur në vlerën zero absolute.
Arsyeja se pse ndodh ky fenomen i jashtëzakonshëm, do të sqarohet pjesë pas pjese, përmes shembujve sa më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm për të gjithë lexuesit.
Sido që të jetë, këto fenomene të panjohura për shkencën, janë çelësi kryesor i zbulimeve të sekreteve që ndodhin në Univers.
Rritja enigmatike e fushës magnetike në brendësinë e trupave qiellorë
Eksperiment 6
Tani le ta marrim të njëjtin magnet permanent cilindrik, që posedon në polet magnetike një intensitet të fushës magnetike prej 320 mT. Kurse në mes të magnetit cilindrik,aparatura na tregon një intensitet prej 210 mT (shih figurën 24 a)
Në të dy pllakat e hekurit (A B) bëjmë një çarje për të futur në brendësi aparaturën matëse të intensitetit të fushës magnetike.
Këto dy pllaka i vendosim mbi polet e magnetit në formë cilindrike,dhe e llogaritim intensitetin e fushës magnetike në mes pllakave të hekurit (A B) dhe poleve magnetike (N S).
Eksperimentalisht do të vërtetohet se kemi një rritje të intensitetit të fushës magnetike në polet e magnetit, nga 320 mT në rreth 500 mT, që i bie se intensiteti i fushës magnetike ((B)) ⃗pasi të vendosen pllakat e hekurit (Fe) mbi polet magnetike (N S) është rritur rreth 56 për qind apo 1.56 herë më i lartë.
Edhe përkundër asaj se pllakat e hekurit (Fe) polarizohen, eksperimenti e vërteton se nga të dy polet magnetike të pllakave të hekurit (Fe) do të del intensiteti i fushës magnetike në vlerën e 17 mT, çka do të thotë se nga të dy polet magnetike (N S)të pllakave të hekurit (Fe), që janë në kontakt direkt me polet magnetike të magneteve, intensiteti i fushës magnetike ka vlerën 19 herë më të vogël (shih figurën 24 b). Vijon.