Pozicionimi i Arben Vitisë në debatin e mbrëmshëm ka qenë strategjikisht i gabuar

11 nëntor 2021 | 12:01

Njohësi i proceseve politike, Albert Krasniqi, ka shkruar për debatin e mbrëmshëm në mes të Arben Vitisë dhe Përparim Ramës.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pozicionimi i Arben Vitisë në debatin e mbrëmshëm ka qenë strategjikisht i gabuar.

“1. Ka lejuar që debati të zhvillohet në teren të Përparim Ramës – për zgjidhjet urbane të qytetit – në vend se ta orientojë në aspektin e shëndetësisë ku mund të dilte më mirë; 2. Duke u munduar të cilësojë programin e Ramës si të pazbatueshëm, forcoj zërat e kritikëve se Vitia është për projekte të vogla kurse Rama për të mëdha; 3. Përparësinë e tij kryesore e përqendroj në përkrahjen që ka nga Qeveria. I vetëdijshëm që prishtinasit tradicionalisht kanë votuar ndryshe, dhe kjo nuk u bën aspak përshtypje”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Vitia në ketë debat ishte kontradiktor.

“4. Ishte kontradiktor. Përderisa theksonte se përkrahja nga Qeveria është jetike për suksesin e komunës, përsëriste që mandati i parë i Shpend Ahmetit ka qenë i suksesshëm – përkundër që Qeveria ishte udhëhequr nga një parti tjetër; 5. Në raund të dytë, kur votat e mbështetësve të partive tjera janë përcaktuese, ai u tregua përjashtues ndaj votuesve jashtë bazës së VV-së, votat e të cilëve qartësisht nuk ishin të mjaftueshme për të fituar garën; 6. E hapi dhe përfundoj debatin, duke paraqitur frikën se humbja e Prishtinës e fuqizon opozitën. Andaj, fitorja u duhet për të mbrojtur Qeverinë nga opozita, e jo për ta bërë qytet më të mirë për qytetarët e saj”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Layen është…