Pozita akuzon opozitën për sabotim të procesit për caktimin e ambasadorëve  

03 shtator 2021 | 12:21

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, e ka fajësuar opozitën për dështimin e mbledhjes së këtij komisioni për dëgjimin e kandidatëve për ambasadorë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe ajo e AAK-së, Time Kadriaj,  kanë nënshkruar vetëm fletëprezencën dhe më pas kanë lëshuar mbledhjen, duke e bërë të pamundurën mbajtjen e takimit.

“Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme. Prezent në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli, Haki Abazi. Arjana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për një datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve. Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit”, ka shkruar Abazi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Shtetet…